“Turp po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, Don Xhoni paralajmëron këngën me Loredanën

Loredana Zefi dhe Don Xhoni kanë paralajmëruar se të enjten do të lansojnë bashkëpunimin e parë të tyre.
Me anë të paralajmërim të këtij projekti, dyshja besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes.
Së fundmi ka qenë artisti nga Drenica, ai i cili ka bërë një tjetër shkrim në InstaStory.

“Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, ka shkruar ai.
Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta duke thënë se do jetë ‘një hit’ .
Një gjë e tillë edhe është e pritshme duke ditur suksesin që kanë dyshja në fjalë.
Në anën tjetër, ditë më parë policia ka ndërprerë xhirimet e klipit, për shkak të një zone që nuk lejohet të bllokohet.
Për këtë, Don Xhoni ka thënë se edhe janë dënuar nga Policia e Kosovës./SHQIP.com