Rozë

Policia ndërhyn në xhirimin e klipit të Don Xhonit dhe Loredanës

Loredana dhe Don Xhoni

Reperja me famë gjermane, Loredana Zefi ka bashkuar forcat me Don Xhonin për të lansuar projektin me të ri muzikor.

Ajo ka zbarkuar të premten në Kosovë që të përfundojë xhirimet e videoklipit.

Gjatë ditës së diel kanë qenë duke xhiruar klipin në Ferizaj, por që  këto xhirime nuk përfunduan siç duhet pasi u ndërprenë nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga vet reperi përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory ku ka treguar që janë dënuar nga policia.

“Na kanë dënuar policia, unë vetëm e përshëndeta Visarin dhe djemtë që e përfunduan videoklipin dhe na dënuan, çfarë të bëjmë”, referuar një bashkëpunëtori të tyre.

Faqja ‘hiphopshqip.info’, që në Instagram ka publikuar  disa video nga momenti kur saktësisht ndodhi ngjarja.

“Don Xhonit i ndalohet xhirimi aty ku kishte planifikuar me urdhër të Policisë detyrohet që së bashku ta lirojnë hapësirën që kishin bllokuar”, thuhet në përshkrimin e bërë.

Lexo edhe:
Mësohet data e publikimit të bashkëpunimit mes Loredanës dhe Don Xhonit

“Ku jam unë nuk guxon që të hyjë shteti thoshte Don Xhoni në këngët e tij”, vazhdon më tej postimi.

Loredana në anën tjetër nuk ka bërë ndonjë reagim akoma lidhur me rastin, vetëm se ka paralajmëruar këngën e re./SHQIP.com