Sport Ndërkombëtar

Tulipanët janë rikthyer

Kombëtarja holandeze

Pas shtatë viteve, “tulipanët” janë rikthyer në Kupën e Botës.

Kombëtarja holandeze e futbollit ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Botëror “Katari 2020”, shkruan Shqip.com.

Holandezët e kanë mbyllur këtë kampanjë kualifikuese, si liderë të Grupit G.

Në ndeshjen e fundita, ata e mposhtën Norvegjinë me rezultat të pastër 2-0 dhe festa shpërtheu në Roterdam.

Golat në këtë takim u shënuan nga Steven Bergwijn dhe Memphis Depay.

Sulmuesi i Barcelonës është duke kaluar në formë jetësore, ndërsa ishte futbollisti më efektiv i Holandës në këtë sezonë.

Memphis Depay scored a hat-trick as Netherlands dismantled Turkey – OJB  SPORT
Festimi i veçantë i golave nga Memphis Depay

27 vjeçari e ka tundur rrjetën 12 herë gjatë këtyre kualfikimeve, duke qenë njeriu kryesor i repartit ofanziv.

Ai ka regjistruar edhe gjashtë asistime duke treguar që vlera e tij në fushën e gjelbër është më e madhe se e një golashënuesi.

Ky ritkthim në Botëror është i veçantë, pasi pikërisht herën e fundit që morën pjesë ishin nën urdhërat e Louis van Gaal, që tashmë është rikthyer përsëri në stolin e selektorit.

Në Kupën e Botës të mbajtur në Brazil, “tulipanët” ishin eleminuar në gjysëmfinale nga Argjentina e Leo Messit,

Por, ndeshja kishte përfunduar me barazim dhe ishin mposhtur vetëm pas ekzekutimit të penaltive./Shqip.com

Renditja në Grupin G