Sport Ndërkombëtar

 Tuchel flet për herë të parë si trajner i Bayernit

Thomas Tuchel është prezantuar këtë të shtunë si trajner i Bayern Munich.

Tuchel mori drejtimin e bavarezëve pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ditën e djeshme, ndërsa ishte pa skuadër që prej shtatorit kur u largua nga Chelsea.

Duke folur gjatë prezantimit në krye të kampionëve të Gjermanisë, Tuchel theksoi se AND-ja e Bayern-it ka të bëjë me fitoren dhe përkushtimin.

“Kur nënshkruan një kontratë me FC Bayern, është një nder i madh. Falënderimet e mia, për besimin që treguan tek unë shkojnë për Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeness”, ka thënë Tuchel.

“Kur punon jashtë vendit për një kohë të gjatë, bëhesh edhe më i vetëdijshëm për rëndësinë e Bayern. Suksesi është në ADN-në e klubit, por edhe mënyra e lojës. Skuadra është një nga më të talentuarat dhe më të mirat në Evropë. Unë me të vërtetë pres që të ecim përpara me këtë skuadër”, ka shtuar tekniku gjerman.

“Nuk mund të kishte sfidë më të madhe se sa ta nisja direkt me ndeshjen kundër Dortmundit. Është ndeshja më e madhe në futbollin gjerman që ka marrë dimensione të reja për shkak të deficitit tonë në renditje dhe ecurisë së jashtëzakonshme të Borussias, mezi po e pres”, deklaroi Tuchel.

/Shqip.com