Kulturë

Trupa e Baletit të Kosovës “shtegton” në Amerikë

Baleti Kombëtar i Kosovës
Baleti Kombëtar i Kosovës

Trupa e Baletit të Kosovës do të jetë pjesë e festivalit “Fini Dance Festivale & Awards”, në New York, nën interpretimin e balerinëve Aulonë Nuhiu e Fatmir Sinani, me koreografi të Antonio Pio Fini.

Kështu ka bërë të ditur, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, Baleti Kombëtar i Kosovës.

“Për herë të parë Trupa e Baletit do t’i ngjisë shkallët e skenës së festivalit ‘Fini Dance Festivale & Awards’, në New York. Ditën e fundit të muajit gusht, BKK-ja e ka rezervuar për Amerikën, ku nën koreografinë e Antonio Pio Fini dhe interpretimin e balerinëve të BKK, Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani, publiku në New York do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër baletin ‘Shtegtimi’”, thuhet në njoftimin e BKK-së.

“Shtegtimi” u dha si premierë në Itali muajin e kaluar, ku edhe u shpërblye me dy çmime.

Ndërsa, vlen të përmendet se para kësaj performance, Trupa e Baletit po ashtu do të shkojë në Graz të Austrisë, për interpretimin e shfaqjes “Corror o Fado”.

/Shqip.com