Lajme Botë

Trump në alarm: Do të më arrestojnë të martën

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”, shkruhet në postim.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.

Trump ka thënë, pa ofruar dëshmi, se “rrjedhjet ilegale”, nga Zyra e Prokurorit të Mantahanit, kanë dhënë shenja se ai do të arrestohet.

Ende nuk është bërë e ditur se për çka mund të akuzohet ai. /REL

/Shqip.com