Art Jetese

Trikot “aksesori” dimëror që është gjithmonë në modë

Moti i ftohtë ka arritur, kjo do të thotë se jemi në kohën kur trikot duhet të jenë në garderobën tonë domosdoshmërisht.

Trikot janë pjesë e veshjes që mund të kombinohen lehtë dhe të ndihemi komod dhe të “përkedhelur” në kohë të ftohta.

Ka shumë alternativa se si mund ta kombinoni këtë “aksesor” dimëror, revista Living, ka rënditur disa kombinime që janë në trend këtë dimër, krahas kombinimeve klasike pulovër / xhinse / çizme, ka shumë mënyra tjera që mund të zgjidhni.

Jelekun e dimrit mund ta zgjidhni me shumë ngjyra pasi ai kombinohet shumë mirë me një këmishë dhe pantallona uniformë.

Streçet duken perfekte me një triko oversize, dhe janë gjithmonë në modë.

Pandemia e drejtoi modën drejt komoditetit kështu që mos harroni hoodit edhe ato bëjnë pjesë në trikot e ngrohta të dimrit.

Në trendet e fundit të modës, janë dhe kompletet e fund-bluzë ose pantallona-bluzë!