Art Jetese

Tri ushtrimet më të mira për humbje peshe

Nëse doni të humbni peshë, duhet të mbani një deficit kalorish, që do të thotë se ju duhet të digjni më shumë kalori sesa konsumoni.

Kjo është një mënyrë tepër e thjeshtë për humbjen e peshës, megjithatë, zgjedhja e ushqimeve të duhura, uji dhe gjumi i mjaftueshëm, mund të luajnë gjithashtu një rol në humbjen e peshës.

Jo Burland, trajner personal i certifikuar nga NASM, tregon tri ushtrimet më të mira për djegien e kalorive dhe muskujt përmes fotove të mëposhtme.

Këto tri lëvizje, do të forcojnë grupe të shumta të muskujve në të njëjtën kohë, ato janë ushtrime intensive, me energji të lartë që rrisin rrahjet e zemrës dhe djegin kalori.

Ushtrimi i përkuljes duhet të bëhet me 10-12 përsëritje dhe në 3-4 runde

Përkulja në rreshtë – 10-12 përsëritje në 3-4 runde

Kërcimi – 10-12 përsëritje në 3-4 raunde

Synoni për 45-60 sekonda pushim ndërmjet tri ushtrimeve dhe mos harroni të shpenzoni të paktën pesë minuta për t’u ngrohur para stërvitjes kryesore dhe për t’u ftohur më pas.

Këshilla për humbje peshe

Zgjidhni ushtrimet që ju pëlqejnë: Kjo rrit gjasat që ju t’i përmbaheni rutinës tuaj të stërvitjes në periudhë afatgjatë.

Krijo një orar: Konsistenca është thelbësore. Vendosni kohë specifike për stërvitjet tuaja për t’i bërë ato pjesë të rutinës suaj.

Kombinoni ushtrimet me ushqimin e duhur: Aktiviteti fizik dhe një dietë e ekuilibruar, shkojnë dorë për dore për humbje efektive në peshë. Përqendrohuni te ushqimet me lëndë ushqyese dhe qëndroni të hidratuar.

Ndiqni parimin mbingarkues progresiv: Ndërsa fitnesi juaj përmirësohet, sfidoni veten me stërvitje më intensive për të vazhdoni të shihni përparim, ose duke bërë më shumë ushtrime/përsëritje dhe/ose duke rritur peshat me të cilat po punoni.

Përfshi një përzierje të stërvitjes kardio dhe asaj të forcës: Të dyja janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe menaxhimin e peshës. Kardio djeg kalori, ndërsa trajnimi i forcës ndërton muskuj dhe nxit metabolizmin.

/Shqip.com