Sport Shqiptar

Tri ndeshje të Superligës, derbi në Therandë

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, sot vazhdon kampionati në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Do të jetë një javë me ndeshje interesante, pasi të gjitha skuadrat në elitën e futbollit kosovar janë brenda objektivave.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit sot është në Therandë, ku Ballkani përballet me Gjilanin. Therandasit kanë pesë ndeshje pa fitore në Superligë dhe duan t’i japin fund kësaj serie negative.

Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë hyn pas tri ndeshjeve pa fitore dhe kërkon të marrë pikë nga udhëtimi në Suharekë.

Ndeshje shumë interesante zhvillohet edhe në kryeqytet, ku Prishtina përballet me Trepçën ’89.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo në mes Llapit e Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00.

/Shqip.com