Sport Ndërkombëtar

Tri emrat e Juventusit për ta zëvendësuar Ronaldon

Cristiano Ronaldo

Së fundmi, emri i Cristiano Ronaldos është përfolur për një kalim te Manchester City, transmeton Shqip.com.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, në rast se Ronaldo transferohet drejt Anglisë, atëherë Juventus ka tri emra në listë për ta zëvendësuar portugezin.

Gjasat janë të mëdha që 36-vjeçari të rikthehet në Premier League, pasi tashmë përfaqësuesit e tij kanë kërkuar largimin nga Juventus.

Te “Zonja e Vjetër” tashmë po përgatiten për ta gjetur zëvendësuesin e sulmuesin portugez.

Emri i parë në listën e ekipit italian është sulmuesi i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, kurse pas tij interesim kanë shfaqur edhe për Moise Kean i Everton dhe Luka Jovic i Real Madrid./Shqip.com

Mauro Icardi