Ekonomi

“Trepça’ planifikon të shesë deri 1 milion euro plumb të papërpunuar

Ndërmarrja "Trepça"

Ndërmarrja Publike “Trepça” do të shesë plumb të papërpunuar me vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo është kumtuar nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik

Në ftesën për ofertim, thuhet se Autoriteti Kontraktues fton të dorëzohen ofertat e mbyllura për blerjen e plumbit të papërpunuar.

Ky aktivitet ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar të cilët përmbushin kërkesat minimale për kualifikim.

Ndërmarrja Trepça.

Afati i fundit për shitje është deri më 21 tetor kur mund të dorëzohen ofertat nga të interesuarit.

Kjo kompani përballet me probleme financiare.

Shpesh punëtorët e “Trepçës” kanë hyrë në greva pasi nuk i kanë marrë pagat.

Këto paga janë pamundësuar si pasojë e borxheve që “Trepçka” ka. /Shqip.com