Trepça e Peja presin fitoret e radhës
Publikuar:
(01.04.2023 11:57:21)

Java e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll nis sot me dy ndeshje, në të cilat skuadrat e “katërshes së madhe” janë favorite.
Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në “Minatori” në Mitrovicë, mes Trepçës dhe Vëllaznimit, më fillim nga ora 16:30.
‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.
Përballje tjetër e ditës së sotme zhvillohet në ”Mizahir Isma” në Rahovec, ku Rahoveci do të jetë nikoqir i Pejës.
“Vreshtarët” kanë vetëm katër fitore e 23 humbje, kurse skuadra pejane ka 20 fitore e shtatë humbje.
Kjo ndeshje do të nisë nga ora 20:00
/Shqip.com