Sport Shqiptar

Trepça e “blindon” sulmuesin Ba

Skuadra e ligës së parë Trepça e ka blinduar sulmuesin e skuadrës senegalezin Moustapha Ba.

Ekipi nga Mitrovica përmes rrjetit social facebook bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me 25 vjeçarin për vazhdimin e kontratës edhe për ty vite të tjera.

Ba u pa bashkë me kryetarin e klubit Nexhmendin Haxhiu në momentin e nënshkrimit, trajnerin Emin Baliqi dhe menaxherin Naim Bahtiri.

Senegalezi erdhi te Trepça në vitin 2022.

Nga ajo periudhë ai ka kaluar formë fantastike dhe nga 22 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 20 gola.

/Shqip.com