Sport Shqiptar

Trepça 89 po e nuhat Superligën

Trepça 89

Nga Superliga u përshëndetën sezonën e kaluar.

Dëshpërimi nuk i mungoi. Por, shpresën nuk e humbën.

KF Trepça 89 – po e nuhat rikthimin në elitën e futbollit kosovar – pasi po zhvillon një sezon fenomenale – në Ligën e Parë, Grupi A.

Skuadra e udhëhequr nga Shpëtim Idrizi – gjendet në vendin e parë në tabelë – me 38 pikë të grumbulluara – pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.

May be an image of 9 people, people playing sport, people standing and grass
KF Trepça 89

Hap pas hapi po e ndjek Liria, por prizrenasit kanë nëntë pikë më pak.

Pozita aktuale e shpien – direkt në Superligë 89-shin, por sezoni ende nuk ka përfunduar.

Ndeshja e zhvilluar sot – ndaj Besës së Pejës ishte edhe një tjetër sinjal – që mitrovicasit nuk po dëshirojnë t’i lënë vend rastësisë.

May be an image of 8 people, outdoors and text

Rezultati 7-0 ishte dëshmi e kësaj.

Futbollisti më i dalluar në këtë takim ishte Albion Pllana, i cili realizoi tre gola.

Pjesa e tjetër e kampiontit – është vendimtare për “minatorët” dhe ende gjithçka mbetet e hapur. /Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë – Grupi A