Sport Shqiptar

Trepça ’89 e pezullon përgjithmonë fanellën me numër 15 për nder të talentit që vdiq të shtunën

Sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, në prani të familjarëve, bashkëlojtarëve, shokëve, trajnerëve e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit futbollistit 17-vjeçar të FC Trepça’89 dhe Kosovës U17, Erion Kajtazi, i cili të shtunën ndërroi jetë në fushën e gjelbër, pas një ataku në zemër.

Erioni u përcoll mes lotësh e dhembjesh jo vetëm nga familja, por edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Trepça ’89 ka vendosur që ta ngrijë përgjithmonë fanellën me numër 15, të cilën Erioni e ka bartur te ekipi senior, shkruan Shqip.com.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit mitrovicas.

/Shqip.com