Sport Ndërkombëtar

“Treni i fundit për Barcelonën”

Barcelona

“Camp Nou” është stadiumi drejtë të cilit – do jetë vëmendja kryesore në përballjet e sontme të Ligës së Kampionëve.

Barcelona do të takohet kundër Dinamo Kyiv, në një ndeshje e cila pritet të jetë “jetë a vdekje”, shkruan Shqip.com.

Blaguranët kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në këtë kompeticion dhe gjenden në pozitën e fundit të Grupit E, me zero pikë.

Të “rrëmbjenë” tre pikë, është synimi me të cilin skuadra e udhëhequr nga Ronald Koeman “zbarkon” në fushën e gjelbër me fillim nga ora 18-45.

Five talking points from Benfica 3-0 Barcelona - Barca Blaugranes
Momente nga takimi, Benfica-Barcelona

Barca, ka pësuar gjashtë gola në dy ndeshje, ndërsa ende nuk e ka shijuar ndjenjën e shënimit.

Në këtë takim, trajneri holandez do duhet të bëjë ndryshime në repartin defanziv, pasi Ronald Aruajo mungon për shkak të një lëndimi, kurse Eric Garcia është i suspenduar për shkak se ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Benficës.

Jashtë fushës së gjelbër mbeten edhe Pedri Gonazles së bashku me Ousmane Dembele dhe Martin Braithwait, pasi ende nuk janë rikuperuar nga lëndimet.

Të gjitha ndeshjet që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve dhe orari i tyre:

Benfica – Bayern Munchen, 18-45

Manchester United – Atalanta, 21-00

Young Boys – Villarreal, 21-00

FC Salzburg – Wolfsburg, 18-45

Llile – Sevilla, 21-00

Chelsea – Malmoe, 21-00

Zenit St. Petersburg – Juventus, 21-00/Shqip.com