Lajme

Treni godet një veturë në Pejë, lëndohet një person

Pamje nga aksidenti

Një veturë është goditur nga treni në fshatin Llabjan të Pejës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë”, tha Gashi.

Ilustrim

Sipas policisë, nga ky aksident një person ka pësuar lëndime ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor./Shqip.com