Sport Ndërkombëtar

Tre trajnerët që mund ta pasojnë Spallettin te Napoli

Pavarësisht se e fitoi titullin e kampionit (pas 30 vjetësh) dhe arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i Napolit edhe në edicionin e ardhshëm.

Në Itali, tani mediat po merren se kush do të jetë pasuesi i tij. Ideja e fundit vjen nga Spanja ku një pasues i mundshëm mund të jetë edhe Luis Enrique. Ish trajneri i përfaqësueses iberike është një dëshirë e vjetër e presidentit De Laurentiis. Me të në bankinë, Napoli do të vijonte të luante me skemën 4-3-3.

Tottenhami mbetet jashtë Europa Conference League

Sigurisht, Enrique nuk është i vetmi pasi në listën e dëshirave është edhe Antonio Conte. Ish trajneri i Tottenham dhe presidenti De Laurentiis kanë një marrëdhënie shumë të mirë ndërmjet tyre.

I fundit, por dhe opsioni më i ndërlikuar është Julian Nagelsmann, kjo për vetë faktin se Nagelsmann është ende nën kontratë me Bayern Munich dhe drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë 10 milionë euro për ta lënë të lirë.

/Shqip.com