Lajme

Tre të plagosur rëndë nga gjuajtja me armë zjarri në Viti

Gjuajtje me armë zjarri

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, kurse i treti është dërguar për trajtim në emergjencën e Vitisë.

Kështu bëri të ditur për redaksinë, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojme se me 13 korrik 2021 rethë orës 11:00 në Rr “Kemajl Azizi”, në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigjur rastit me urgjencë. Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka thënë ai.

“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë. Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, shtoi Hashani. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022