Lajme

Tre prokurorë transferohen në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Pas ofrimit të dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore me qëllim të mbështetjes, funksionimit normal dhe efikas të punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim për transferimin e jashtëzakonshëm të tre (3) prokurorëve nga prokuroritë tjera themelore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme.

Sipas njoftimit, Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb.

Lexo edhe:
Dorëheqja e serbëve, hendek në sistemin gjyqësor

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët që dorëhiqen nuk mund të kthehen serish në pozitat e tyre.

Ditët e fundit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre zyrtarët serb që punonin në këtë Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

/Shqip.com