Lajme

Tre mijë e 628 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ambulanca për COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë,  kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës

Deri më sot janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe  doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 33.952.