Art Jetese

Tre mënyra të thjeshta për të hequr njollat e djersës nga rrobat

Ilustrim

Njollat e djersës në këmisha dhe bluza të bardha janë të pashmangshme gjatë verës. Sigurisht që nuk janë aspak të këndshme, por nuk keni çfarë të bëni. E vetmja gjë që keni në dorë është që t’i mirëmbani dhe t’i pastroni. Tre përbërës shtëpiak do t’ju ndihmojnë me këtë problem.

Sodë buke

Duket se efektet e fuqishme të sodës së bukës nuk kanë fund. Soda gjithashtu është efektive kur bëhet fjalë për heqjen e njollave të djersës. Përzieni katër lugë çaji sode dhe një çerek filxhani ujë. Aplikojeni këtë përzierje me një furçë dhëmbësh të vjetër në njollë, fërkojeni dhe lëreni të veprojë për rreth një orë.

Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Nëse është e nevojshme, përsërisni procedurën. Mos i lini rrobat drejtpërdrejt në diell.

Uthull

Përzieni uthullën me ujë dhe spërkatni njollën pak para se ta lani.

Aspirina

Copëtoni tre deri në katër aspirina, më pas përzieni pluhurin me ujë të ngrohtë derisa aspirina të tretet. Më pas njomni njollën dhe lëreni të veprojë për pak kohë./SHQIP.com