Art Jetese

Tre këshillat kryesore për tretje të mirë

Në një periudhë të caktuar të jetës rreth 30-40 vjeç, shumë njerëz përjetojnë shqetësime ose probleme me stomakun.

Problemi kryesisht qëndron tek prania e ajrit në sistemin tretës.

Mjekët, shpjegojnë se në momentin që ajri futet në traktin gastrointestinal, njeriu përjeton ndjesinë e një fryrjeje të madhe e të tepruar.

Ndjesia e fryrjes mund të jetë shumë e parehatshme dhe e sikletshme dhe nga ana tjetër tërësisht e shmangshme.

Më poshtë do të mund të mësoni këshillat kryesore për të pasur sistemin tretës në formë të shkëlqyer.

Përtypja e ngadaltë

Nëse dëshironi të shmangni fryrjen në stomak duhet të pakësoni sasinë e ajrit që arrin të futet në stomak nëpërmjet ushqimit ose pijeve.

Kjo arrihet duke ngrënë me kafshata të vogla dhe duke e përtypur ushqimin plotësisht.

Pini më pak pije me gaz dhe shmangni përdorimin e pipthave të shkaktojnë gazra në stomak.

Përtypja e çamçakëzit, ëmbëlsirave të forta ose përtypjet dhe gëlltitjet e vështira janë një tjetër arsye përse mund të ndiheni të fryrë.

Sindroma e zorrëve të irrituara

Ndjesia e fryrjes mund të jetë shkak i të ashtuquajturës sindroma e zorrëve të irrituara.

Fryrja ndodh kur disa karbohidrate të fermentuara nuk përthithen mirë nga trupi.

Shmangni ushqime si brokoli, fasulet e pjekura, lakrën, pijet me gaz, lulelakrën, çamçakëzin dhe ëmbëlsirat që kërkojnë forcë për t’u përtypur.

Njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj disa ushqimeve duhet të shmangin ushqimet e bulmetit, laktozën e të tjerë.

/Shqip.com