Lajme

Tre fshatrat e Prishtinës nesër mbesin pa ujë nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Uji i pa pijshëm

Kompania e Ujsjellësit KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se tre fshatrat e Prishtinës pritet që gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00 të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 10 qershor 2022, e premte duke filluar nga ora 10:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Po ashtu janë bërë të ditura edhe arsyet e ndërprerjes së ujit.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë” thuhet më tutje në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit./Shqip.com