Sport Ndërkombëtar

Transferimi i Cristianos ndikoi në rritjen e miliona ndjekësve të Manchester United në Instagram

Cristiano Ronaldo,,

Kthimi tronditës i Cristiano Ronaldos në Manchester United, i ka sjell klubit një rritje të dukshme në rrjetet sociale.

Manchester United fitoi mbi një milion ndjekës në Instagram në vetëm dy orë pasi klubi njoftoi se ata kishin rënë dakord për një kontratë të re me Cristiano Ronaldon, shkruan Daily Mail.

Para se të bëhej njoftimi, klubi kishte 43.1 milionë ndjekës në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram dhe pak më shumë se dy orë më vonë ai numër ishte rritur në 44.3 milionë sosh.

Në fillim të ditës dukej se lojtari legjendar do të bashkohej me rivalët Manchester City, para lajmit se skuadra e Pep Guardiolas ishte tërhequr dhe United kishte rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me 36-vjeçarin.

Marrëveshja prej 19.4 milionë funte ka emocionuar tifozët e Djajve të Kuq, me Ronaldon që u kthye në shtëpi, në klubin që u largua për një karrierë të bujshme në Real Madrid në vitin 2009.

Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj në futboll dhe lojtarët më të njohur në historinë e këtij sporti.

Me transferimin e superyllit botëror pritet që United do të marrë një nxitje komerciale si dhe një përmirësim në fushë./SHQIP.com