Art Jetese

Trajtimin e gurëve në veshka mund ta bëni me vetëm një përbërës, ja cili është ai

Gurët në veshka, janë ndër problemet që shumë njerëz përballen me to.

Shenjat që ju jep trupi vazhdimisht, mund të tregojnë se keni gurë në veshka dhe duhet të merrni masa, apo ta trajtoni.

Ndër shenjat e para janë kur keni papritur një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës gjithashtu është e nevojshme.

Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve. Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka.

Për gurët e veshkave që janë shumë të mëdhenj për të kaluar vetë nëpër traktin urinar, mund të kryhet një procedurë e quajtur litotripsi. Ajo është një makineri që mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit me anë të parimit të valëve-shok të përqendruara (pulse të shkurtra të valëve) duke i lejuar ata më pas të kalojnë në traktin urinar.

Gjithashtu, ka edhe disa medikamente në kushte shtëpie për shpërbërjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Disa prej tyre funksionojnë shumë mirë, disa të tjera nuk arrijnë rezultatet e Është aq efektiv sa mund t’i largojë ato formacione vetëm për 10 ditë. Dhe e kemi fjalën për melin.

Meli njihet si ushqimi kryesor i zogjve, megjithatë ky lloj drithi nuk është i përshtatshëm vetëm për ta. Është gjithashtu i shkëlqyer edhe për konsum nga ana e njerëzve sepse përmban plot minerale si bakri, fosfori, magnezi dhe mangani. Është i pasur  me fibra gjithashtu.

Ekspertët pohojnë se përfshirja e melit në dietë mund të ofrojë disa përfitime si:

Ulja e presionit të gjakut dhe rreziku i sulmit në zemër

Rrezik i ulët për diabet të tipit 2

Reduktim i sulmeve të astmës dhe shpeshtësisë së sulmeve të migrenës

Nxit rigjenerimin dhe zhvillimin e indeve të trupit

Sëmundje problematike për gratë si cistitet

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund të përgatisni nëse dëshironi të largoni gurët në veshka në mënyrë krejtësisht natyrale, veçanërisht me ndihmën e melit:

Në mbrëmje, para se të flini, shpëlani një kupë (200 gr mel) me ujë të ngrohtë, dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës

Ndërsa, në mëngjes, merrni një tenxhere, hidhni melin dhe shtoni 2/3 ujë të vluar në të. Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë gjithë ditën.

Përziejeni mirë dhe lëngun hidheni në një kavanoz të madh. Pijeni gjatë gjithë ditës pa kufizime. Sipas atyre që e kanë provuar këtë ilaç, rezultatet vihen re vetëm në 10 ditë.tr