Sport Ndërkombëtar

Trajneri portugez kërkon ndihmë të largohet nga Ukraina

Paulo Fonseca

Trajneri i njohur portugez, Paulo Fonseca, ka kërkuar ndihmë të largohet nga Ukraina.

Fonseca është në Ukrainë së bashku me familjen e tij dhe nuk ka arritur të largohet nga vendi.

“Unë dhe familja ime po kalojmë një periudhë shumë të vështirë në mes të një lufte të papranueshme. Megjithatë, ne besojmë se paqja përfundimisht do të mbizotërojë dhe ne duhet të mbetemi të fortë. Kam marrë mesazhe nga shumë njerëz në Portugali, Itali dhe në mbarë botën dhe dua t’i falënderoj të gjithë për kujdesin që i keni treguar familjes sime dhe unë në këtë kohë”, deklaroi Fonseca.

Ish-trajneri i Shakhtar Donetsk nuk arriti të dilte nga vendi përpara se tensioni politik të fillonin dhe tani nuk janë në gjendje të largohen nga kryeqyteti i Ukrainës pasi që fluturimet u ndaluan dhe rrugët janë bllokuar nga ata që përpiqeshin të kalojnë kufirin./Shqip.com