Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Sivassporit e vlerëson Ballkanin

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër takohet me skuadrën turke Sivasspor, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eylul” në Sivas, derisa trajneri turk, Riza Çalimbay e ka vlerësuar lart Ballkanin.

“Është e vështirë të merremi me krizën kur ajo ekziston. Gjëja më e rëndësishme është ta menaxhojmë. Nuk kemi bërë kampanjë të suksesshme deri më tash”, tha fillimisht ai.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën. Kundërshtari ynë është një skuadër nga Kosova”, tregoi Çalimbay.

“Kur e kemi analizuar, e kemi parë se kemi të bëjmë me një skuadër të fortë. Këto ndeshje janë më ndryshe se ato kampionale. Këto ndeshje janë sikurse ndeshjet e kombëtareve për ne”, shtoi trajneri turk.

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin G, Ballkani renditet në pozitën e tretë me një pikë (ka barazuar me CFR Cluj të Rumanisë) dhe ka pësuar humbje nga Slavia Prague e Çekisë.

Një pikë e ka edhe skuadra rumune (CFR Cluj), ndërsa Slavia dhe Sivasspor i kanë nga katër pikë.

/Shqip.com