Sport Shqiptar

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, gradualisht po i inkuadruan në ekipin e parë talentët nga ekipi i juniorëve

Ismet Munishi njihet si trajner, i cili iu jep mundësi lojtarëve të rinjë. Krahas punës që po bëhet në ekipin e parë, pa u fshehur nga synimi për rezultate maksimale, kryetrajneri i Prishtinës po mendon edhe për lojtarët e ekipeve zinxhir.

Në 14-të ndeshjet e zhvilluara deri më tash, Munishi dhe pjesa tjetër e stafit të trajnerëve, Debatik Curri, Armend Simnica e Ahmet Beselica i kanë përfshirë në listën e ngushtë për ndeshje disa lojtarë të rinj e me shumë talent që vijnë nga ekipi i juniorëve që drejtohet nga Agim Maliqi.

“Sulmuesi 17- vjeçar Igball Jashari ishte në protokol dhe gati për lojë ndaj Trepçës ’89 sikurse portieri Butrint Bulliqi (19-vjeçar) ishte në bankë ndaj Malishevës. Një tjetër lojtar premtues është edhe Korab Luma, i përfshirë për takimin ndaj Dukagjinit dhe gati për “aksion”. Edhe Luma është 17-vjeçar. Mbrojtësi Andi Salihu (19) ishte në bankinë për ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit. Edhe mbrojtësi i ri Ardi Ajdini (20) është përfshirë në disa ndeshje. Një tjetër lojtar premtues është edhe Endit Baholli (22) i ardhur nga 2 Korriku, i cili tashmë ka debutuar me ekipin.  Portier i dytë të “bardhekaltrit” është 22-vjeçari Egzon Bislimi, të cilit sigurisht se do t’i jepet mundësia. Munishi premton edhe ardhje të reja nga ekipi i juniorëve, por edhe nga klubet e tjera e Shkollat e Futbollit në vend”, shkruhet në njoftimin e FC Prishtinës, përcjell Shqip.com.

Prishtina në 14-të ndeshjet e para të këtij kampionati i ka tubuar 23 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë. Tabelës i prinë Drita me 31 pikë.

/Shqip.com