Trajneri i Lyonit: Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme

Xherdan Shaqiri është duke kaluar momente fenomenale me fanelën e Lyonit.
Sulmuesi me nënshtetësi zvicerane në ndeshjen e fundit ka shënuar golin e parë në Ligue 1, duke dëshmuar që është në element të mirë, shkruan Shqip.com.
Klasin e tij dhe formën që po kalon e ka përmendur edhe trajneri i Lyonit, Peter Boszs ka thënë se Shaqiri është një lojtar shumë i mirë.
“Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme në veçanti me këmbën e tij të majtë. Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin tek bashkëlojtarët. Ai është vërtetë një lojtar shumë i mirë”, tha Bosz ndër të tjera.
Largimi nga Liverpooloi duket që i ka bërë mirë Xherdanit, pasi në sezonën e fundit ai kishte luajtur shumë pak minuta, ndërsa kishte pasur probleme edhe me lëndime të ndryshme.
Lyoni gjendet në pozitën e gjashtë në Ligue 1 dhe janë duke u përpjekur që të “kapin” garat evropiane, pasi këtë sezonë nuk janë as në Ligën e Kampionëve e as në Europaligë./Shqip.com