Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Lionit për Shaqirin: Nuk ishte në formë të mirë kur erdhi

Xherdan Shaqiri

Peter Bosz, trajneri i Lion, ekipit që Xherdan Shaqiri la së fundmi, ka thënë se ai nuk ishte në formë të mirë kur kishte nënshkruar me këtë skuadër, raporton Foot Mercato, transmeton Shqip.com.

“Ne e përdorëm Shaqirin në anën e djathtë në fillim. Përderisa ne nuk ishim aq mbizotërues, ai luajti në hapësira të gjera të hapura dhe duhej të sulmonte e edhe të mbrohej, dhe nuk mendoj që ai mund ta bëjë atë”.

“Ai është me të vërtetë një ‘numër 10’ që duhet të luajë mes linjave, madje mund të them që ishte më i miri mes linjave për neve, me teknikën e shkëlqyer të tij dhe vizionin në hapësira të ngushta… Por, kemi shumë lojtarë në atë pozitë këtu tash, Houssem Aouar, Lucas Paqueta, Tomain Faivre.”

Shaqiri ishte transferuar në Lion për 6 milionë euro, ndërsa u largua për 7 si blerja më e shtrenjtë e Chicago Fire.

Ai largohet në formë të mirë pas një paraqitjeje me fitore kundër Marsejit, ku ai shënoi një gol dhe një asistim./SHQIP.com