Sport Shqiptar

Trajneri i Lille: Zhegrova është mbresëlënës me topin

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova po kalon momete të mira Lille, që prej kur filloi të fitonte minutazh.

Një gjë e tillë natyrisht se nuk ka kaluar pa u vrejtur edhe nga vetë kampi i klubit francez.

Në një konferencë për media, trajneri i kësaj skuadre, Jocelyn Gourvennec ka thurur lavdata për kosovarin.

Jocelyn Gourvennec

“Ai është mbresëlënës për cilësitë e tij, veçanërisht në driblimin dhe kontrollin e topit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm kështu që ne nuk shqetësohemi,” u shpreh 50-vjeçari.

Teksa, potencoi se mbrojtja nuk është ndër pikat më të forta të tij.

“Ju duhet të pranoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta, mbrojtja nuk është nga karakteristikat e tij të forta”, tha ai.

Po ashtu, Gourvennec përmendi se marrëdhënja e Edonit me mesfushorin Zeki Çelik mund të përmirësohet akoma.

Edon Zhegrova, Lille

”Marrëdhënia e Zhegrovës me Zekin nuk është problem, sepse Zeki Celik është një lojtar kolektiv, por marrëdhënia ende mund të përmirësohet. Është çështje automatizimi. Mendoj se Edoni do të ishte më i rehatshëm në një sistem sulmues, por unë përsëri mund ta lejojë atë të ecë përpara,” përfundoi tekniku francez.

23 vjeçari ka shtatë paraqitje në “Ligue 1” këtë sezon, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhuroj një asistim.

Zhegrova – paraprakisht ishte pjesë e Baselit, teksa në afatin kalimtar të janarit iu bashkua kampionëve të Francës.

Edon Zhegrova, Basel

Sa i përket formës ekipore, Llile gjendet në vendin e tetë në Ligue 1, me 48 pikë të grumbulluara. /Shqip.com