Sport Ndërkombëtar

Trajneri i klubit turk ndërron jetë në spital, ishte në terapi intensive pas tërmetit

Ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës së ulët turke Iskenderunspor, Ibrahim Halil Olmez, i cili ishte nën rrënoja dhe u transferua në reanimacion pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaras dhe u ndje në shumë qytete.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale të klubit, lajmin e hidhur e ka konfirmuar klubi turk.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e trajnerit tonë Ibrahim Halil Olmez, i cili u nxor nga rrënojat pas tërmetit dhe u transferua në reanimacion. Zoti e mëshiroftë të ndjerin. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e tij dhe komunitetin tonë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Iskenderunspor, Hakan Bolat njoftoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale se u lënduan edhe trajneri i portierëve Ugur Kurt dhe lojtari i ri Burak Dura.

/Shqip.com