Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Bayernit nuk i kursen lavdatat për Barcelonën

Julian Nagelsmann

Bayern Munchen dhe Barcelona do të përballen përsëri ndërmjet vete – të mërkurën, me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Para këtij takimi, trajneri i skuadrës bavareze, Julian Nagelsman – nuk i ka kursyer lavdatat për katalunasit.

Fillimisht, ai potencoi se “sigurisht që unë e njoh mirë Barcelonën. Ata bënë disa nënshkrime të mira si Leëy dhe janë një ekip krejtësisht i ndryshëm nga ai me të cilin u përballëm 3-4 herët e fundit”.

Teksa, shtoi “ata janë agresivë dhe bëjnë presion lart, me mesfushorë si Gavi dhe Pedri. Ne presim një ndeshje të vështirë nesër”.

Nagelsmann – foli edhe për ish-futbollistin e kampionëve të Gjermanisë, Robert Lewandowski.

“Unë nuk e di nëse Lewy është lojtari i tyre më i rrezikshëm, por jam i sigurt se ai është kërcënimi i tyre më i madh për golin. Leëy ka pranim të mirë dhe bën vrapime të mira. Por nëse ai nuk e merr topin, do të jetë e vështirë për të. Barcelona ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm”.

Bayerni dhe Barça ishin përballur ndërmjet vete edhe në sezonin e kaluar – dhe gjermanët kishin triumfuar në të dyja ndeshjet me rezultat 3-0./Shqip.com