Trajneri e godet referen me kokë dhe shkarkohet

Një trajner brazilian u shkarkua pasi goditi me kokë një refere femër – gjatë një ndeshje të ligës së Amerikës së Jugut në fundjavë.
Nova Venecia mundi Desportivo Ferroviaria 3-1 të dielën ,për të kaluar në gjysmëfinalen e Campeonato Capixaba të dielën, por gara braziliane e nivelit të pestë u la në hije nga dhuna.
Menaxheri i Desportivo-s, Rafael Soriano u fut në fushë për të protestuar ndaj një vendimi pas fishkëllimës së pjesës së parë dhe, kur drejtuesja e linjës Marcielly Netto u përpoq të ndërhynte, ai u përgjigj me një goditje me kokë.
View this post on Instagram
Soriano u dha një karton të kuq për veprimet e tij dhe Desportivo lëshoi një deklaratë zyrtare që konfirmoi shkarkimin e tij pas ndeshjes.
“Desportiva Ferroviaria del publikisht për të informuar se hedh poshtë çdo lloj dhune, qoftë fizike, verbale, morale apo emocionale, veçanërisht ndaj grave, dhe ne simpatizojmë asistenten e arbitrazhit Marcielly Netto, duke na vënë në dispozicion për çdo gjë që është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e klubit.
Ky rast është bërë viral në rrjetet sociale, teksa ka pasur edhe reagime nga organizata të ndryshme femniniste dhe jo vetëm./Shqip.com