Tottenhami i rikthehet fitoreve

Humbja ndaj Manchester United – ka mbetur pjesë e së kaluarës.
Tottenham Hotspur ka shënuar fitore të pastër 0-2, në udhëtim te Brightoni, për tu rikthyer te rezultatet pozitive.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Crisitan Romero – kur po zhvillohej minuta e 37-të.
Ani pse është qendërmbrojtës – argjentinasi ka tundur rrjetën dy herë – në dy takimet e fundit.
U prit një përgjigje nga kundërshtarët – por nuk erdhi.
Teksa – kur po zhvillohej minuta e 57-të, Spurs e dyfishuan epërsinë.
Kësaj radhe – autor ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez ka shënuar gjithsej 12-të gola në këtë kampionat – teksa ka regjistruar edhe tri asistime.
Deri në përfundim të takimit rezultati nuk ndryshoi dhe mysafirët arkëtuan pikët e plota.
Pas kësaj fitore, Tottenhami ngritet në pozitën e shtatë në elitën e futbollit anglez, me 48 pikë të grumbulluara.
Gjashtë më pak se Arsenali që gjenden në vendin e katërt – pozitë që siguron një biletë për në Ligën e Kampionëve. /Shqip.com