Sport Ndërkombëtar

Tottenham e synon për trajner ish-yllin e Manchester Cityt

FOTO: tottenhamhotspur
FOTO: tottenhamhotspur

Tottenham ka mbetur pa trajner pas largimit të Antonio Contes.

Vincent Kompany tani është objektivi numër një i Tottenham për të zëvendësua Conten.

“SunSport” raportoi muajin e kaluar se legjenda e Manchester City është emri surprizë në listën e Daniel Levy dhe tashmë performanca e tij me klubin i ka mahnitur.

Kompany shihet dhe cilësohet gjithnjë e më shumë si trajneri që mund t’i japë klubit një dimension të ri.

Kompany e bëri Burnley skuadrën më të pëlqyer në Championship në edicionin e kaluar.

/Shqip.com