Sport Ndërkombëtar

Topi i Artë 2022: Renditja përfundimtare pasi Benzema fitoi çmimin e madh

Topi i artë do ndahet me 29 nëntor

Sulmuesi i Real Madrid mori trofeun në Paris të hënën, por ku u vendosën pjesa tjetër e futbollistëve të nominuar.

Benzema u shpërblye për rolin kryesor që luajti në Madrid duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, ndërsa ai gjithashtu ngriti trofeun e Ligës së Kombeve me Francën në tetor 2021, raporton Goal.com

Pozitën e pestë e morri Mohamed Salah i Liverpoolit. Ndoshta lojtari më i mirë në botë gjatë gjysmës së parë të sezonit të kaluar, Salah mbeti kyç për Liverpool-in gjatë garës, pavarësisht zhgënjimit në skenën ndërkombëtare për Egjiptin.

Në pozitën e kartë u rëndit Rober Lewandowski. Ai shijoi një sezon tjetër me 50 gola në atë që rezultoi të ishte sezoni i tij i fundit në Bayern Munich, por kjo ende nuk ishte e mjaftueshme që ai të fitonte Topin e Artë të parë.

Pozitën e tretë e rëmbeu mesfushori belg i Manchester City, Kevin De Bruyne. Belgu De Bruyne eci mirë gjatë gjysmës së parë të sezonit përpara se të shpërthejë gjatë ecurisë pasi shënoi një numër golash të rëndësishëm si në Premier League ashtu edhe në Ligën e Kampionëve për ekipin anglez.

Lexo edhe:
Publikohet lista e gjysmës së lojtarëve në renditjen e “Topit të Artë”

Në pozitën e dytë u rëndit sulmuesi I Bayern Munich, Sadio Mane.

Sezoni i fundit i Mane në Liverpool filloi ngadalë, por ai u kthye në maksimumin e tij pasi udhëhoqi Senegalin drejt lavdisë së Kupës së Kombeve të Afrikës në janar, pasi ai siguroi shumë momente të paharrueshme për tifozët e Reds.

/Shqip.com