Sport Ndërkombëtar

Publikohet lista e gjysmës së lojtarëve në renditjen e “Topit të Artë”

Teksa ceremonia e “Topit të Artë” po afrohet, ka filluar publikimi i renditjes për lojtarët që nuk kanë arritur të hyjnë në 10-shen më të mirë.

Dy talentet e rijnë Christopher Nkunku dhe Darwin Nunez, si dhe Antonio Rüdiger ja fillojnë listën dhe renditen në vendin e 25-të.

Bernardo Silva i Manchester Cityt renditet i 22, i ndjekur nga Harry Kane e Cristiano Ronaldo.

Tre lojtarë janë të konfirmuar për vendin e 17, Casemiro, Dushan Vlahović dhe Luis Diaz renditen aty.

Van Dijk është lojtari i radhës nga Premier League që zë vend në renditje.

Dy emra të tjerë janë publikuar nga France Football me sensacionin e Liverpool-it, Fabinho dhe Milanin, Rafael Leao, në vendin e 14-të.           

Vendi i 13-të shkon për Sebastien Haller, i cili bëri mrekulli për Ajax-in përpara se të diagnostikohej me kancer në fillim të këtij viti.

/Shqip.com