Kulturë Kino

Top Gun: Maverick kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet filmi me fitimet më të larta

Filmi i Tom Cruise Top Gun: Maverick shënoi një tjetër arritje në arkat botërore këtë fundjavë, pasi kaloi kufirin e 1 miliard dollarëve.

Përveçse u bë filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave i aktorit 59-vjeçar të “Risky Business”, vazhdimi i “Top Gun” i vitit 1986 u bë filmi i parë i vitit 2022 që arriti atë pikë referimi të rrallë pas vetëm 31 ditësh në kinema.

Me ato shitje biletash, filmi rrëzoi nga froni filmin Doctor Strange.

Spider-Man: No Way Home, i cili fitoi më shumë se 1.89 miliardë dollarë, është i vetmi film tjetër që ka arritur shifrën 1 miliard dollarë që nga koronavirusi.

Para kësaj fundjave, blockbuster i Paramount ishte tashmë filmi me fitimet më të larta të vitit në arkat e brendshme, me të ardhura aktualisht në 521 milionë dollarë dhe 484.7 milionë dollarë në arkat ndërkombëtare.

Përpara se Top Gun: Maverick të bëhej hiti më i madh i Cruise, filmi i tij Mission: Impossible — Fallout mbante vendin e parë.

Top Gun: Maverick, me regji të Joseph Kosinski, është gjithashtu filmi i dytë me fitimet më të larta në historinë e Paramount dhe filmi live-action me fitimet më të larta të studios në 15 tregje që përfshijnë MB, Australi, Brazil dhe Francë.

Filmi ka arritur sukses të madh financiar pa publikime në Rusi apo Kinë.