Sport Ndërkombëtar

Tonali nënshkruan kontratë të re me AC Milan

AC Milan ka konfirmuar se Sandro Tonali ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke zgjatur qëndrimin e tij në San Siro deri në qershor 2027.

Mesfushori ka qenë në formë fantastike gjatë 12 muajve të fundit, duke shënuar pesë gola sezonin e kaluar dhe duke u vendosur si një lojtar kyç pasi kuqezinjtë fituan Scudetton.

Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit në lidhje me zgjatjen thotë:

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit deri më 30 qershor 2027. Sandro, i cili iu bashkua Klubit në vitin 2020, është një shembull i vendosmërisë dhe lidhjes me ngjyrat kuqezi”.

Sipas raportimeve në Itali, kontrata e re do të bëjë që Tonali të dyfishojë pagën e tij në rreth 3 milionë euro në vit.

Tonali nuk është lojtari i vetëm i Milanit që ka nënshkruar një marrëveshje të re në San Siro ditët e fundit me Rade Krunic që ka rënë dakord për një marrëveshje të re deri në qershor 2025 ditët e fundit./Shqip.com