Tjetër humbje për Lakers

Nuk po arrijnë të kenë vazhdueshmëri të rezultateve pozitive asesi.
Los Angelos Lakers janë mposhtur nga Sacramento Kings me rezultat 116-125.
Ani pse Lakers ishin si vendas – nuk arritën asesi të dalin fitues.
Te Kings – basketbollisti më i dalluar në parket ishte De’Araon Fox .
Ai shënoi 29 pikë, asistoi katër herë dhe bëri shtatë kërcime.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Harriso Barnes, i cili regjistroi këto shifra: 29 pikë, dy asistime dhe shtatë kërcime.

Kurse, te skuadra nga Los Angelosi edhe në këtë takim – zhvilloi LeBron James.
“King James” shënoi plot 34 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe asistoi shtatë herë.
Por edhe këtë herë këto statistika magjike mbeten nën hijen e humbjes.
Me këtë disfatë, Lakers tashmë zbresin në vendin e tetë të Konferencës Perëndimore.
Kjo skuadër deri më tani ka 21 fitore dhe po aq humbje.
Kurse, Sacramento përkundër kësaj fitore, prapë se prapë gjendet në vendin e 11-të.
17-të fitore dhe 27 humbje është bilanci i deritanishëm i tyre. /Shqip.com
