Sport Ndërkombëtar Pasime të shpejta, të shkurtra dhe trofe

“Tiki-taka” – koha kur Spanja e sundonte botën e futbollit

Xavi dhe Iniesta

“Epoka e tiki-takas spanjolle”, kështu mund të quhet periudha nga viti 2008 deri në 2012 – në botën e futbollit.

“La Roja”, arriti që në këtë periudhë mes gjashtë viteve të fitonte tre kampionate radhazi.

Kampionatin Evropian i 2008-ës, Kampionatin Botëror i 2010-ës, -Kampionatin Evropian i 2012-ës, gjë që mbetet vetëm ëndërr për kombëtaret e tjera.

Por, e veçanta dhe madhështia e atij ekipi nuk qëndronte vetëm te trofetë, por te loja e bukur që e zhvillonin e që i bënte kundërshtarët të dukeshin “qesharak”.

SPAIN: FERNANDO TORRES "WE MUST WIN" - Africa Top Sports

Viti 2008 ishte vetëm fillimi i një periudhe të artë të “La Rojas” ku u kurorëzuan me titullin e kampionit të Evropës, pasi që në finale e kishin mposhtur Gjermaninë me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga “bomberi” i asaj kohe, Fernando Torres.

Për ta dëshmuar superioriten e tyre edhe jasht kontinetit të vjetër, ekipi kombëtar spanjoll udhëtoi në Afrikë, atje ku organizohej kompeticioni më i madh në futboll, Kampionati Botëror.

B/R Football on Twitter: "BREAKING: David Villa is called up to the Spain  squad for the first time since the 2014 World Cup 🇪🇸  https://t.co/lRGzFaPZgz" / Twitter

Në Afrikë “arti” i spanjollëve në fushën e gjelbër vazhdoi të shfaqej përsëri dhe dukej qartë se synimi i tyre ishte fitimi i atij titulli.

Me portierin më të mirë në botë në portë – Iker Casikas, me magjistarë në mesfushë si Xavi, Iniesta dhe me top golashënues si David Villa dhe Fernando Torres, Spanja dukej e frikshme.

Xabi Alonso 4th, Xavi 2nd... the 5 best Spanish midfielders of all time -  US Sports

Deri në rrugëtimin e tyre për në finale, ata hasën shumë kundërshtarë të fortë, ku një nga të cilët ishin gjermanët, të cilët dolën kokulur edhe njëherë ndaj spanjollëve, duke humbur 1-0.

Kurse finalja ishte një “dramë” në vete, sepse ndeshja shkoi në vazhdime përballë një Holande që kishte një ekip tejet të komponuar.

Në atë natë Spanja kishte dy “heronj”, Iker Casillasin, i cili e mbajti portën e paprekur me shumë pritje ndaj Arjen Roben, duke përfshirë edhe penalitinë dhe në anën tjetër Andres Iniestan i cili e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 116.

Casillas Spain, Real Madrid Legend Casillas Retires Aged 39

Kjo fitore e bëri Spanjën të dukej si një ekip “jashtokësorësh” që i fuste tmerrin thuajse të gjithë kundërshtarëve.

Por, ky nuk ishte fundi i lavdisë së tyre, pasi që ekipi i drejtuar nga Vicente Del Bosque ishte ende i etur për të fituar trofe.

Në vitin 2012 në Evropianin e mbajtur në Ukrainë dhe Poloni ata u nisën drejt një misioni thuajse të pamundur: Të fitonin përsëri Kampionatin Evropian!

Ndonëse kishte shumë skeptikë se një gjë e tillë do të realizohej, spanjollët “ndezën motorët” dhe “shkelën” të gjithë kundërshtarët edhe një herë.

Spain Football Team Hd Images Find Best Latest Spain - Spain Football Team  2018 - 2880x1920 Wallpaper - teahub.io

Një moment i vështirë për ta ishte ndeshja ndaj Portugalisë, ku mezi arritën të fitonin pas ekzekutimit të penaltive.

Kurse në finale ata e deklasuan Italinë me rezultat 4-0 dhe i ridëshmuan edhe njëherë Evropës se kush e ishin “mbretërit” e futbollit. /Shqip.com