Sport Ndërkombëtar

Thomas Tuchel pritet të emërohet trajner i ri i Bayernit

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Fabrizio Romano, gazetar i njohur për transfere ka raportuar të enjten në mbrëmje se Thomas Tuchel pritet të caktohet në postin e trajnerit te Bayerni në Gjermani.

Sipas tij, gjermani do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe se për të tashmë është dakorduar me bavarezët.

Tuchel do ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin që pritet të shkarkohet shumë shpejt nga Bayerni.

Tucheli është pa klub që nga shkarkimi prej Chelseat këtë edicion.

/Shqip.com