Kulturë

Thoma Nika prezanton libri me publicistikë “Të pangjashmit”

Thoma Nika prezanton libri me publicistikë “Të pangjashmit”
Thoma Nika prezanton libri me publicistikë “Të pangjashmit”

“Të pangjashmit”, libri me publicistikë i gazetarit të mirënjohur, Thoma Nika, është prezantuar në mjedisin artistik të Galerisë “Art Saranda”. Promovimi pati vëmendjen e autoriteteve vendore, të njerëzve të letrave në qytetin jugor, si dhe të miqve të shumtë e kolegëve të autorit.

Libri “Të pangjashmit”, me 101 profile dhe histori njerëzore, të qëmtuara nga hapësira jugore, të pangjashëm me prezantime të tjera, kishte edhe promovimin. Autori ishte bashëmoderator me gazetarin tjetër Ermir Hoxha dhe prezantimi nuk pati një skemë, një skaletë të parashkruar, por çdo gjë rrodhi e lirë, spontante, e vërtetë.

Paraqitjen kryesore për vlerat dhe veçoritë e librit të Thoma Nikës, e bëri Prof. Josif Papagjoni, studjues e kritik arti, i cili u ndal në vlerat dhe veçoritë e “Të pangjashmëve”.

Për veçantitë e publicistikës së Thomait, e orientuar në vite nga portreti dhe reportazhi, folën gazetarët Thanas Dino, Ëngjëllush Serjani, Panajot Zoto, Panajot Boli e Ermir Hoxha, i cili u ndal në eksoeriencën e gjatë e të admirueshme të Thomait në fushën e gazetarisë, si dhe për dallimin e tij si mjeshtër i punës me titullin.

Përshëndetën edhe ish-Kryetarët e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa e Adrian Gurma, të cilët e veçuan Thomain ndër bashkëpunëtorët e ngushtë dhe nga më të veçantët në kabinetet e tyre.

Sinkrona e Adrian Gurmës

Promovimi solli në podiumin e fjalës edhe emra të tjerë të gazetarisë, të artit, aktorë të jetës turistike të Sarandës, si dhe botuesin Fatmir Minguli, nga Shtëoia Botuese 2M.

Veçori e promovimit ishte se në sallë ishin edhe një pjesë e komsiderueshme prej personazheve të librit, ata që u bënë ngacmimi dhe arësyeja pse u shkrua libri “Të pangjashmit”.

Në këtë libër çdonjëri prej 101 profileve i ofrohet lexuesit me të pazakonshmen dhe të pangjashmen e jetës së tij, brenda të zakonshmes sonë.

Promovimi u mbyll me shpresën dhe urimin e autorit Thoma Nika, që rrugëtimi i librit “ Të pangjashmit” të japë tek lexuesi të njëjtat përjetime që ai ka provuar, kur u njoh me personazhet e tij, të cilët i çmoi shumë për atë që bëjnë dhe për atë që janë.

/Shqip.com