Lajme

Therja e kurbanëve, BIK dhe AVUK dalin me një apel për qytetarët

Dashi

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

Kjo u tha në takimin që është mbajtur nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me drejtoreshën e Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirijana Zymberajn.

“Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.

Edhe Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.

Ndryshe, festa e Kurban Bajramit është me datën 9 korrik./SHQIP.com