Lajme

Theret me thikë një 25-vjeçar në qendër të Prishtinës

Një 25-vjeçar është therur me thikë këtë të enjte në qendër të Prishtinës.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14 :00, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë ‘Edit Durham’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që  viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./SHQIP.COM