Lajme

Theren dy persona në Mitrovicën e Veriut

Dy persona janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Zëvendës drejtori rajonal i Mitrovicës Veri, Besim Hoti thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.

“Së paku dy persona janë ther me thikë. Jemi duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar shkurt Hoti pa dhënë detaje tjera.

Përleshja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve. I dyshuari u largua në drejtim të panjohur.

/Shqip.com