Sport Ndërkombëtar Krahu i majtë i rosonerëve është i blinduar

Theo Hernandez – sinonim i shpejtësisë dhe magjisë

Theo Hernandez

Me shpejtësi të dritës – u nis drejtë portës së kundërshtarëve.

E driblioi një, i dyti nuk e ndali dot – njëjtë sikur i treti.

Portierit të Atalantës – Juan Mussos po i dridheshin gjunjët. E dinte rrezikun.

Theo Hernandez e lansoi “bombën” me këmbën e djathtë.

Image

Tiofozët në “San Siro” nuk mund të besonin se çka kishin parë më sy.

Njëjtë siç nuk mund ta besonte edhe shoku i tij i skuadrës – Rafael Leao.

Hernandez dhuroi art – pasi shprehja “eurogol” mund t’i zbehë bukurinë e kësaj perle.

Goli i shënuar nga Hernandez

Këmbëshpejti është mbrojtës i krahut të majtë, por lëvizjet që bëri ndaj Atalantës ngjasonin me të ndonjë sulmuesi me përvojë të madhe.

Theo është autor i pesë golave në këtë sezon të Series A, teksa ka ndihmuar rosonerët edhe më gjashtë asistime.

Image

Ai dhe kuqezinjët janë vetëm një hap larg nga lavdia: të shpallen kampionë të Italisë pas 11-të viteve.

Francezi – ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026 dhe nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient./Shqip.com