Sport Ndërkombëtar

“The Power” – sinonim i saktësisë

Phil Taylor

Të qëllonte në shenjë ishte puna dhe pasioni i tij.

Në darts apo i njohur në Kosovë si “pikado” sinonim i fjalës “saktësi” është Phil Taylor, i famshëm me nofkën “The Power”.

60 vjeçari i cili është pensionuar nga darts që nga viti 2018, konsiderohet si më i miri i historisë së këtij sporti.

Buzëqeshja dhe thjeshtësia që e kishte ai edhe në ndeshjet më derbi ishin disa nga arsyet se pse respektohet nga një pjesë e madhe e fansave të darts edhe jashtë botës sportive.

I lindur në vitin 1960, në Stoke-Angli, Phil e ka dominuar darts për më shumë se dy dekada dhe trofetë që ka fituar flasin më së miri se kush ishte ai.

Phil Taylor to make return to playing darts on BBC for first time in 29  years - Daily Star
Phil Taylor

Taylor ka fituar 214 gara profesionale, duke përfshirë një rekord prej gjthsej 85 tituj.

Phil, fitoi tetë Kampionate Botërore nga 1995 deri në 2002 dhe arriti në 14 finale radhazi nga 1994 deri në 2007 (të dyja janë rekorde).

Asnjë lojtarë profesionistë që e luan këtë sport nuk ka një rekord fitues në ndeshjet kundër tij.

Ai ka fituar çmimin PDC Lojtari i Vitit gjashtë herë (2006, 2008, 2009, 2010, 2011 dhe 2012) dhe është nominuar dy herë për Personalitetin Sportiv të Vitit në BBC, në 2006 dhe 2010, duke përfunduar si nënkampion te ky i fundit.

“The Power” ishte i pari dhe deri më sot, personi i vetëm që përfundoi ndeshjet me dy me nëntë shigjeta (perfect hit) në një ndeshje, më konkretisht në finalen e Premierligës – 2010, kundër James Wade.

Ndërsa të dhënat e tij me “tre gjuajtje” për ndeshje ishin më të lartat në historinë e lojës.

Taylor ka qenë i papërmbajtshëm edhe për kundërshtarët e tij më të fortë dhe ka një përqindje të fitoreve 56.67% kundër Michael van Gerwen, që është poashtu njëri ndër lojtarët më të sukseseshëm të këtij sporti.

Se çfarë mentaliteti të kampionit ka pasur Phil Taylor e tregon më së miri thënia e tij: “Njëjtë si Alex Ferguson, isha aq shumë i mësuar të fitoja, sa që nuk mund të përshtatesha assesi me idenë e humbjes”.